E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan rritet ndjeshem numri i aplikuesve per pasaporte biometrike

Rritet ndjeshëm numri i shtetasve që aplikojnë për pasaportë biometrike në Elbasan. Kthimi i emigrantëve, por edhe dëshira për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, kanë bërë që të rritet fluksi i personave që aplikojnë për karten e identitetit dhe pasaporten biometrike.

Sipas të dhënave të zyrave të aplikimit për dokumentin e identifikimit rezulton se cdo ditë aplikojnë mesatarisht për pasaportë biometrike 250-300 shtetas. Pjesa me e madhe e shtetasve aplikojnë për palisje me pasaportë me hap të përshpejtuar duke preferuar që të paguajnë pagesën prej 150 mijë lekëve të vjetra, si rezulat i së cilës brenda 2-3 ditëve ata pajisen me pasaportë pa patur pengesa.

Sipas punonjësve të zyrës, rritja e fluksit ka ardhur dhe si rezultat i kthimit te emigrantëve të cilët e shfrytëzojnëkëtë periudhë për tu paisur me dokument identifikimi.

Për të përballuar këtë fluks, firma e prodhimit ka rritur numrin e punonjësve dhe po zgjat edhe oraret e qëndrimit në punë të nëpunësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›