E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Pa vonese plani i detajuar urbanistik i Tiranes

Agjencia Japoneze, për Bashkëpunim Ndërkombëtar është e angazhuar në Tiranë, me projektin për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, u kërkoi përfaqësuesve japonezë angazhim, në hartimin pa vonesë të planit të ri urbanistik të qytetit.

“Eshtë e rëndësishme të nisë pa vonesë, hartimi i planit të detajuar të zhvillimit urban për qytetin”, - tha Basha.

Kryetari i Bashkisë u kërkoi ekspertëve japonezë, që gjatë punës të mbahen parasysh dy parimet kryesore: vlerësimi i drejtë i pronës private dhe zgjerimi i hapësirave publike për parqe, lulishte, shkolla, çerdhe, apo institucione kulturore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›