Minatorët e Bulqizës 11-të ditë grevë, sot dialog me ACR
BULQIZË- 14 minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 11-të të grevës së urisë 1400 metra nën tokë, ndërkohë që gjendja e tyre rëndohet dita ditës, tre minatorë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.
Pritet që sot në ditën e 11-të të grevës përfaqësuesit e minatorëve të ulen në një takim me përfaqësues të firmës ACR, pas ftesës së kryebashkiakut të Bulqizës Roland Keta.
Kreu i konfederatës së minatorëve Kolë Nikollaj deklaroi dje se pritet të negociohet edhe kërkesa e minatorëve për rritjen e pagës me 40% dhe largimi i 2 administratorëve të Bulqizës.
“Ka 1 muaj që po përpiqemi me të gjitha rrugët për dialog demokratik. Në sajë të luftës vetëmohuese të minatorëve, të cilët po luftojnë me vdekjen prej 10 ditësh, dje ndërhyri kryetari i Bashkisë së Bulqizës për të ndodhur kjo marrëveshje. Presim nga minuta në minutë të ulemi për bisedime me ta, por ACR nuk na ka dhënë afatin përfundimtar. Do negociojmë edhe për pagën me rritje 40% dhe largimi i administratorit të Bulqizës, i cili prej disa ditësh është larguar nga Bulqiza”, tha Nikollaj dje.
(m.a/BalkanWeb)