Vajza e Beçajt, padi Haxhinastos për shkarkimin
Vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj ka paditur Ministrine e Jashtme per shkarkimin e saj si diplomate ne Vjene.
Përmes një padie civile, Selvi Beçaj kerkon te shfuqizoje urdhrin nr 21 date 24.01.2012 të Ministrit të Puneve të Jashtme Për lirim nga detyra, qe sipas saj eshte leshuar ne kundershtim me ligjin. Ajo kerkon te rikthehet ne detyren e saj si sekretare e Pare ne Misionin e Perhershem te Republikes se Shqiperise prane OSBE ne Vjene.
Ajo kerkon qe urdhri i shkarkimit te pezullohet deri ne perfundimin e gjykimit te padise se saj ne gjykate.
Në fund të janarit, kur Selvi Beçaj ishte me leje lindjeje, ministri i Jashtëm Haxhinasto, firmosi urdhrin për lirimin e saj nga detyra.
Shkarkimi i saj erdhi pak dite pasi Gjykata e Larte deklaroi te pafajshem ish numrin dy te qeverise, Ilir Meta, akuzuar per korrupsion, pas publikimit te videos Meta-Prifti, gjate te ciles emri i Selvi Beçajt përmendej gjate bisedes. (Me gjeresisht shkrimin e lexoni sot ne gazeta Panorama)