E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, gjendet pa ndjenja në rrugë një 30-vjeçar. Policia: Ka rënë nga 30 metra lartësi

SARANDE-Policia e Sarandës ka mundur të identifikojë personin e gjetur në gjendje kome, në një rrugë të Sarandës.

Edhe pse policia fillimisht dyshoi se ai mund të ishte goditur me sende të forta në kokë, tashmë bëhet me dije se ky person ka rënë nga një lartësi rreth 30 metra.

Mësohet se Alexandër Sunil Kahana, 30 vjeç është me origjinë austriake, ndërsa në dhomën e tij janë gjetur alkool e drogë, të cilat ky i fundit dyshohet t’i ketë konsumuar gjatë natës

30-vjeçari u transportua në gjendje kome në drejtim të Spitalit Ushtarak.

(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›