E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria për herë të parë në festivalin e filmit në Kolorado

TIRANË- Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në festivalin e filmit në Kolorado me produksionin anglo-shqiptar, dokumentarin “Here be dragons” nga regjisori të Mark Causin.

Producenti i këtij prodhimi, Genc Përmeti e cilëson mjaft të rëndësishëm pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin. Në qendër të dokumentarit prej 78 minutash vihet rëndësia e celuloidit dhe kinemasë.

Dokumentari rrëfen impresionet e regjisorit për Shqipërinë, marrë nga televizori dhe kinemaja, të cilat i ndërthur dhe me ardhjet e tij të shpeshta në Shqipëri.

Festivali i filmit do të mbahet në gusht dhe krahas filmave artistikë, një vend të rëndësishëm do të zërë edhe filmi dokumentar, seksion ku përfaqësohet edhe Shqipëria.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›