E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, gjendet pa ndjenja në rrugë një 35-vjeçar. Policia: Është goditur, ka rënë në koma

SARANDE-Një mashkull i moshës 35-vjeç është gjetur në gjendje kome në një rrugë në Sarandë, ndërsa policia dyshon se i riu është goditur me sende të forta në kokë.

Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se, mëngjesin e sotëm një 35-vjeçar është gjetur pa ndjenja në anë të rrugës. Nga kqyrja që iu bë u konstatua se i riu është goditur me mjete të forta në kokë dhe për këtë arsye ka humbur ndjenjat e ka rënë në gjendje kome.

35-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur po transportohet në gjendje kome në drejtim të Spitalit Ushtarak.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›