Sarandë, goditet me thikë mas shpine 23 vjeçari
Një 23 vjeçar nga Saranda është goditur mbrëmë rreth orës 21:00 të mbrëmjes me thikë mas shpine nga persona ende të paidentifikuar. Spartak Xhuvani është goditur në mjediset e gjimnazit të Sarandës, që ndodhet në lagjen nr 3. Grupi hetimor ende nuk ka bërë të ditur autorin dhe rrethanat e ngjarjes. Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet nga bluzat e bardha.