Sarandë, grabitësi plagos të zotin e shtëpisë
I zoti i shtëpisë ka tentuar të ndalojë grabitësin, i cili e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar. Pas denoncimit të bashkëshortes, policia ka mundur të arrestoje autorin.
SARANDE- Një person ka hyrë për të grabitur në një banesë në qytetin e Pogradecit, dhe ka plagosur me thikë të zotin e shtëpisë. Policia e qytetit të Sarandës thotë se ngjarja është shënuar në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 1 të këtij qyteti. Mësohet se grabitësi ka tentuar të hyjë në banesën e familjes Muzhai por është pikasur nga i zoti i shtëpisë, Fatmir Muzhai. I zoti i shtëpisë ka tentuar të ndalojë grabitësin, i cili e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar. Bashkëshortja e Fatmir Muzhait ka bërë denoncimin dhe menjëherë forcat e policisë së qytetit bregdetar kanë mundur të arrestojnë të akuzuarin si autor të ngjarjes Ylli Gjinikën, ndërsa i zoti i shtëpisë është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë mjekim për plagët e marra nga thika.
(s.g/BalkanWeb)