Plagoset djali i Mile Çamit,në kërkim autorët
Fatmir Eminin i njohur ndryshe si Mile Çami, vuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Loshit të Karbunarës në 1997 si dhe akuzohet për vrasjen e nënës së Lulzim Cakës.
FIER - Persona ende të paidentifikuar, plagosën mbrëmë djalin e Mile Çamit. Burime policore pohojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 në lagjen "29 Nëntori" rë qytetit të Fierit. Mësohet se Ilir Emini ishte duke mbyllur lavazhin, kur u qëllua dy herë me pistoletë nga dy persona që po lëviznin me motorr dhe me skafandra në kokë. Për pasojë, 20-vjeçari u plagos lehtë në krah dhe këmbë. Menjëherë policia shkoi në vendngjarje dhe nisi punën për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Dyshohet që i riu të jetë qëlluar pas ndonjë konflikti mes tij apo personave të tjerë. Nuk përjashtohet mu-ndësia dhe për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj të atit. Bëhet fjalë për Fatmir Eminin i njohur ndryshe si Mile Çami, i cili vuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Loshit të Karbunarës në vitin 1997. Gjithashtu Mile Çami akuzohet dhe për vrasjen e nënës së Lulzim Cakës.
(s.g/BalkanWeb)