E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durim Hushi: Rruga Tiranë-Elbasan, dhurata më e madhe e qeverisë

01-05-2011 / Gazeta 55

Zgjedhjet, Elbasan

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Bashkinë e Elbasanit, Durim Hushi, zhvilloi dje takime me komunitetin e gramshiotëve që banojnë në këtë qytet, si edhe me gratë në lagjen “Skënderbej”. Duke u ndalur tek rruga Elbasan – Tiranë, inaugurimi i së cilës u realizua dy ditë më parë nga kryeministri Berisha, Hushi tha se “rruga Elbasan – Tiranë  është një dhuratë e madhe e qeverisë, e cila do të ketë impakt pozitiv për elbasanllinjtë”, duke e vënë theksin tek rëndësia e këtij projekti madhor për zhvillimin e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë rajonit.
Gjatë bashkëbisedimit me komunitetin gramshiot, kandidati për kryebashkiak premtoi se “me programin tonë ju do të kultivoni traditat tuaja dhe qyteti i Elbasanit do të ketë risi, sepse traditat tuaja do të ndërthuren me traditat e Elbasanit”.
Ndërsa gjatë takimit me gratë në lagjen “Skënderbej”, Hushi premtoi se në vitin 2013 nuk do të ketë rrugë pa u asfaltuar, do të sistemohen të gjitha kanalizimet e ujërave të zeza dhe bashkia do të pastrojë jo vetëm 70 për qind të sipërfaqes së Elbasanit, por 100 për qind të saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›