Sarandë, makina përplas motorrin, plagoset 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm pasi motorri me të cilën udhëtonte u godit nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku 23-vjeçari Artan Selimi është plagosur rëndë ndërsa ishte duke udhëtuar me motorrin e tij.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Sarandës por si pasojë e gjendës së rëndë shëndetësore ai është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Ende nuk dihet autori i ngjarjes pasi makina është larguar mengjeherë nga vendngjarja. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.