E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shpërthen makina në qendër të qytetit

Një makinë ka shpërthyer në qendër të qytetit të Durrësit por fatmirësisht nuk ka të plagosur.
 

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa sipas hetimeve paraprake mendohet se në makinë ishte vendosur një sasi eksplozivi.
 

Ekspertët e policisë të cilët ndodhen në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Ndërkohë ende nuk dihet pronari i makinës që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Durrës duke përhapur panik tek qytetarët.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›