Një senator amerikan kundër deportimit të shqiptares
DETROIT- Autoritetet amerikane kanë shtyrë për tre muaj deportimin e studentes shqitpare, në mbështetje të së cilës u zhvilluan dhe protesta në Detroit të SHBA-së.
Herta Llusho 19 vjece ishte larguar nga Shqipëria dhe në moshën 11 vjecare, së bashku me të ëmën kishin shkuar në Amerikë me një vizë turistike. Atyre i ishte mohuar azili politik, por gjatë këtyre viteve vajza kishte frekuentuar shkollat dhe ishte integruar në jetën amerikane.
Ligjërisht vajza duhej të kthehej në Shqipëri më 19 gusht, por kundër deportimit u ngritën studentë bashkëmoshatarë të vajzës si dhe komuniteti shqiptar dhe amerikan. Për këtë cështje ndërhyri dhe senatori amerikan Karl Levin. Ai rekomandoi që vajza Herta Llusho duhet të qëndrojë në SHBA.
Autoritetet vendosën të shtyjnë për pak kohë dëbimin e adoleshentes shqiptare, ndërsa avokatët argumentojnë se vajaya ka ardhur minorene në SHBA dhe nuk ka asnjë faj për vendimin që ka marrë nëna e saj për t’u vendosur në SHBA.
Sidoqoftë një zëdhënës i zyrës së emigrimit në Detroit, Khalid Ualls, tha për mediat vendase se Llusho është në procesin e deportimit final nga gjyqtarët federalë të emigrimit. Asaj i është dhënë e drejta për një proces të drejtë gjyqesor.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)