E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identitet-Kërkohet, nga studentët e arteve

Në mjediset e galerisë FAP në Akademinë e Arteve është hapur ekspozita Identitet-Kërkohet. Në këtë ekspozitë kanë prezantuar punimet e tyre studentët e vitit të parë të Fakultetit të Arteve Pamore. Në këtë ekspozitë studentët vinin me portrete, punime abstrakte etj. Kurator i ekspozitës është Ermir Hoxha. Këtu unë kam sjellë dy piktura mekanike. Në fakt këto dy piktura janë detyra që prezantojnë lëvizjen, zhurmën e strukturave mekanike, tregon studentja Marsela Guga. Ndërkohë që në këtë ekspozitë janë dhe punime që janë në instilacion, dhe të realizuara me materiale të ndryshme si p.sh llamarinë. Kam sjellë tre punë të miat që janë në instilacion. Janë tre portrete dhe janë të realizuara me materiale të ndryshme, të ndërthurura. Njëra prej tyre është e ndërtuar e gjitha prej llamarine, ndërsa dy të tjerat me materiale të tjera, pohon  Romira Beqiraj. Por nëse mund të flasësh për punime të tjera, në këtë ekspozitë gjen dhe punime të cilat tentojnë të tregojnë rutinën e përditshme të studentëve. Kam prezantuar tre punë që plotësojnë njëra-tjetrën me temë e hapjes së ekspozitës Identitet-Kërkohet. Këto tre foto plotësojë njëra-tjetrën. Në këto punime është rutina e përgjithshme, që ndodh dhe në shkollë, ku nxënësit kërkojnë të gjejnë vetveten në shkollë. Zgjodha këtë temë sepse kjo i shqetëson më shumë të rinjtë. Unë kam punuar rreth një muaj për këto punime dhe kam përdorur ngjyrën gri, shprehte Erjon Lipi. E veçanta e ekspozitës ishte dhe një lule,e cila vinte si një punim abstrakt nga studenti Andi Xhema. Kam prezantuar një punë të madhe është një lule, me përmasa 2 me 1.80m. Kjo lule e cila është një gjë e zakonshme në natyrë, unë e kam pasqyruar me konfiguracion abstrakt dhe puna ka zgjatur rreth katër muaj. Këto janë punime abstrakte. Ekspozita nuk ka qenë me një koncept të caktuar, pasi gjithsekush ka shfaqur mendimin e tij për mënyrën e të pikturuarit. Është një ekspozitë e përvitshme që marrin pjesë studentë të vitit të parë. Ekspozita ka qenë ide e gjithsecilit që të bashkohet në këtë galeri, tregon Xhema. Në këtë ekspozitë ka gjithashtu dhe punë akademike që janë realizuar gjatë vitit. Ekspozita do të rrijë hapur  deri të premten për publikun.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›