E Shtunë, 31 Tetor 2026

70% e futbollistëve në Itali luajnë baste

Futbolli italian nuk po vuan vetëm mungesën e impianteve dhe mungesën e investimeve sepse prej kohësh është mbërthyer edhe nga skandali i basteve.

Nuk ka ende një bilanc të qartë për shtrirjen e këtij fenomeni në gadishullin apenin, por sipas organit të akuzës, çështja duhet marrë seriozisht në konsideratë.

Prokurori i Cremonas, Roberto Di Martino, i cili po heton prej muajsh një seri ndeshjesh të dyshuara, thekson se një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka rrëfyer se rreth 70% e futbollistëve në Itali vendosin baste.

Sipas Di Martinos, ndoshta kjo është një shifër e ekzagjeruar, por ai shton se kjo është një e dhënë për të treguar se sa i përhapur mbetet ky fenomen në futbollin italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›