Shëngjini çel sezonin turistik

Me këtë rast kryeministri përuroi disa investime në këtë komunë, të cilat përbëjnë investime me vlerë 1 miliardë lekë dhe përfshijnë punime të përfunduara, fillim punimesh, si dhe punime të tenderuara për vepra infrastrukturore që do të fillojnë së shpejti.
Kështu, filloi puna për rikonstruksionin e shëtitores “Willson” me vlerë 160 milionë leke, si dhe përfunduan punimet për rikonstruksionin e rrugës Autostradë-Ishull Shëngjin, me vlerë 30 milionë lekë. Ndërkohë, pritet të nisin brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe punimet për ndërtimin e rrugës Shëngjin - Kune, me gjatësi 5.3 km dhe vlerë 4 milionë euro, e cila është tenderuar tashmë, si dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ në zonën e Shëngjinit, me vlerë 4 milionë dollarë.
Duke vendosur në mënyrë simbolike gurin e parë në fillimin e punimeve për shëtitoren e qytetit, Berisha u shpreh se ajo do të jetë një nga shëtitoret më moderne të brigjeve të Shqipërisë.
Në përshëndetjen drejtuar banorëve dhe autoriteteve lokale, jo vetëm të qarkut të Lezhës, por edhe atyre të ardhur nga Kosova, kryeministri uroi për një sezon turistik sa më të mbarë dhe shprehu angazhimin e qeverisë për të bërë gjithçka që kushtet e jetesës dhe të mikpritjes për banorët e zonës të përmirësohen çdo vit e më shumë.
“Unë jam sot këtu për t’ju premtuar se në vitet që vijnë investimet për ju, për Lezhën, Kurbinin, Mirditën dhe mbarë Shqipërinë do të shumëfishohen, ndaj dhe le të bëjmë gjithçka që ky sezon turistik të jetë sezoni më i bukur që miqtë tanë nga të gjitha vendet që vijnë në Shqipëri të kenë përjetuar ndonjëherë”, tha Berisha.
Kryeministri u shpreh se “turizmi është shndërruar sot në një degë kryesore të ekonomisë shqiptare. Vitet e fundit Shëngjini është shndërruar në një pol të fuqishëm të turizmit në Shqipëri. Vetëm Shëngjini dhe Lezha kanë pritur vitin e kaluar turistë dhe vizitorë, aq sa ka pritur e gjithë Shqipëria në vitin 2004”.
/Start/
2012-05-19 12:51