Sarandë, policia mban në vëzhgim mjetet motorike
Policia e Sarandës ka ndërmarrë një aksion kundër mjeteve të shpejta motorike që frekuentojnë bregdetin në këtë qytet. Pas aksidentit tragjik që ndodhi rreth dy javë më parë në bregdetin e Durrësit, kur një 38-vjeçar nga Kosova humbi jetën pasi u godit në kokë nga një motor uji teksa po lahej fare pranë bregut të detit, policia ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e mjeteve motorike.
Në Durrës, Vlorë e së fundmi në Sarandë, forcat policore po operojnë në brigjet detare për të shmangur aksidentet, duke vëzhguar të gjitha mjetet e shpejta motorike që lëvizin pranë bregut të detit.
Burime nga policia bënë të ditur se po kontrollohen drejtuesit e këtyre mjeteve nëse posedojnë dokumentacionin ligjor për shmangien e aksidenteve në bregdet, pasi këto mjete rrezikojnë jetën e plazhistëve. Mësohet se të paktën në bregdetin e Sarandës, mjetet motorike, të cilat janë konstatuar, kanë qenë të pajisura me dokumentacionin përkatës.