E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon sot ambasadorin e OSBE-së Wollfarth

Kreu i shtetit Bamir Topi do të takohet sot me kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.  Takimi i cili do të zhvillohet në orën 11:00 në presidencë pritet të ketë në focus situatën politike në vend dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
 

Dy ditë më parë kreu i shtetit Topi u takua edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi. Ambasadori Sequi nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra dhe dialogut konstruktiv mes forcave dhe aktorëve politikë për të ardhmen integruese evropiane të vendit tonë.

Nga ana e tij kreu i Shtetit Topi theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut politik institucional për realizimin e reformave të nevojshme, shmangien e debateve të panevojshme e të parakohshme si dhe përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjen e madhe Europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›