E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i KiE-se mberrin ne Tirane

Pushteti vendor

Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim nje perfaqesi te gjere te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes te kryesuar nga presidenti i ketij kongresi Keith Whitmore. Gjate takimit presidenti i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes vleresoi hapat e deritanishem te zhvillimit te qeverisjes vendore dhe te decentralizimit ne Shqiperi. Nga ana e tij Berisha theksoi se qeveria shqiptare eshte shume e interesuar per te bashkepunuar ngushtesisht per forcimin e partneritetit dhe konsolidimin e demokracise lokale. Ky bashkepunim mbetet nje nga prioritetet e qeverise shqiptare sepse ne besojme dhe mendojme se kapacitetet lokale jane me afer nevojave dhe sherbimeve per qytetarin theksoi Berisha gjate takimit. Ky delegacion ndodhet ne Shqiperi ne kuader te pjesemarrjes ne punimet e Asamblese se Shoqatave e Komunave te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›