Zjarr në nënstacion lë pa drita qytetin
Një zjarr i rënë në nënstacionin e vjetër elektrik në qytetin e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm ka lënë pa energji elektrike pjesën më të madhe të qyteti. Brime nga Gjirakastra bëjnë të ditur se efektivet e repartit zjarrfikës kanë mundur të shuajnë zjarrin.
Sipas informacioneve më të fundit janë dëmtuar mbi 10 fibra të këtij nënstacioni, ndërkohe mungesa e energjisë prek një pjesë të biznesit të qytetit jugor.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë mbingarkesa, pasi nënstacioni është ndërtuar në vitin 1964 dhe prej atëhere nuk janë kryer investime.