E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, rritet borxhi i subjekteve për Tatim-Taksat, dy nën hetim



SARANDE – Në rajonin Sarandë-Delvinë janë të regjistruar 3793 subjekte, biznes i madh dhe i vogël, por një pjesë e tyre rezultojnë debitore ndaj Tatim-Taksave. Kreu i kësaj drejtorie, në Sarandë, Arben Guga pohon se prej tyre, 3195 subjekte janë aktive, ndërsa pjesa tjetër rezultojnë pasive. “340 subjekte kanë kaluar pasive, pasi kanë 2 vjet që rezultojnë me humbje, ndërsa 258 subjekte janë mbyllur. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë bërë 269 regjistrime biznesesh të rinj, nga këto 249 biznes i vogël, 19 biznes i madh dhe 4 regjistrime janë nga organizata jofitimprurëse. Për t’u përmendur është fakti se në Sarandë ka disa biznese që janë riaktivizuar pasi e kanë pasur të pezulluar aktivitetin e tyre përkohësisht për shkak të sezonit turistik. Këtu bëhet fjalë për biznese sezonalë apo biznese të vogla, që nuk janë të paktë në këtë qytet që funksionojnë si të tillë”. Sipas Gugës, nga 52 milionë lekë që ka qenë borxhi në fillim të janarit ai ka shkuar në 166 milionë lekë. Vetëm në muajin qershor janë arkëtuar 7 milionë lekë, borxh ky i shlyer nga biznesi i vogël. Pyetjes se si është justifikimi i debitorëve për borxhin e krijuar Guga e shpjegon se pronarët pohojnë se nuk e kanë që duhen të shlyheshin sigurimet shoqërore për 1, 2, apo më shumë persona të punësuar, duke shkuar edhe tek ata pronarë biznesesh që nuk kanë dashur të paguajnë detyrimet e Tatim Taksave, ndërsa kanë shlyer detyrimet e pushtetit lokal. Dy subjekte të mëdha problematikë, njëra e tregtimit të vajrave lubrifikantë dhe tjera me objekt ndërtmet i janë dërguar Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Gjirokastër. Drejtori Guga denoncon gjithashtu edhe faktin se gjatë sezonit turistik ka shumë biznese që punësojnë të rinj, por që nuk bëjnë regjistrimin e tyre. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›