E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, sekuestrohen 280 kg hashash

Kamionçina me drogë

Policia e qytetit të Sarandës ka sekuestruar sot një sasi prej 283 kg lëndë narkotike. Droga e llojit kanabis është gjetur në një kamionçinë e tipit Mercedes-Benz me targë AA 273 AY.

Operacioni i quajtur Duralumini është finalizuar në vendin e quajtur Krane ku mbeti i arrestuar Ermal Ramaj, 22 vjeç nga Vlora.

Operacioni është finalizuar pas një pune 2 mujore ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›