E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, mësuesi abuzon seksualisht me 10 nxënës

Një histori e dhimbshme ka ndodhur në Shkup, ndërsa një mësues i lëndës së historisë, ka abuzuar seksualisht me 10 nxënës të mitur.

Sipas informacioneve të policisë, bëhet e ditur se nxënësit janë abuzuar gjatë një periudhë të gjatë kohore.

Ai shumë shpejt ra pre e policisë, pasi një nga nxënësit e ka denoncuar atë para prindërve të tij. Tashmë ndaj tij janë duke u zhvilluar të gjitha hetimet, nëse ka abuzuar apo jo ndaj fëmijëve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëuar se së shpejti do të zbardhet rasti dhe detajet, ndërsa abuzuesi do të përballet me drejtësinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›