Topi:Rikandidoj,nëse presidentin e zgjedh populli

Presidenti Bamir Topi
DURRËS- Presidenti Bamir Topi ka reaguar nga Durrësi për akuzat e kreut të qeverisë, Sali Berisha, i cili deklaroi se ai po e kthen presidencën në një partickë dhe eshte shprehur i gatshem te sfidoje me rikandidim nese presidenti zgjidhet nga populli.
Presidenca nuk është një apendiks politik. Pavarësisht nga sa thuhet unë jam e do të jem në detyrën time kushtetuese deri në minutën e fundit. Presidenti ushtron detyrën e tij dhe nuk jam aspak pjesë e ndonjë partie. Ju mos merrni e perifrazoni vullnetet e të tjerëve, ata që kanë frikë për të ardhmen eshtë e tyre, nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion të të tjerëve- tha Topi.
Ai ka rikonfirmuar se nuk do të rikandidojë për president, por do të jetë në garë vetëm nëse ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit direkt nga populli.
Unë e kam thënë që nuk do të rikandidoj. Vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese, që zor se do të ndodhin, pasi politikanët i druhen verdiktit popullor, une do jem në garë- tha Topi.