E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga, operacion në 5 vende të Ballkanit

Operacion i përbashkët mes 5 vendeve të Ballkanit në luftë kundër trafikut të lëndëve narkotike. Lajmi bëhet publik nga policia e Malit të Zi, ku njoftohet se kanë rënë në pranga 16 persona.

Sipas të dhenave të para operacioni është shtrirë në Shqipëri,Serbi, Bosnje, Mal të Zi dhe Kroaci.

Të arrestuarit nga Shqipëria janë kapur në kushtet e flagrancës në Shkodër.

Operacione të ngjashme ishin duke u zhvilluar sot rreth mesditës në Bosnjë dhe Shqipëri. Në Bosnjë, një zëdhënëse e policisë nga Banja Lluka, Mirna Soja tha për radion kombëtare se po bëhen disa kërkime me qëllim të arrestimit të disa anëtarëve të një grupi të kriminelëve, të përfshirë në trafikimin e drogës.

Në deklaratë thuhet se policia në Kroaci dhe Serbi gjithashtu kanë marrë pjesë në aksionin policor, në fazat fillestare të tij.

Ballkani konsiderohet si një zonë tranzite për trafikimin e armëve dhe drogës, në drejtim të Evropës Perëndimore. (Rel) (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›