E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, sekuestrohen 676 kg kanabis sativa. Një në pranga

676 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në Gjirin e Bunecit në Sarandë. Policia e shtetit bën të ditur se droga është gjetur pranë fshatit Lukovë të Sarandës. Kreu i policisë, Hysni Burgaj bëri të ditur në konferencën për shtyp se droga u zbulua falë pajisjeve dixhitale që survejojnë gjiret detare. Ndërkaq, lidhur me këtë operacion është vënë në pranga nëj prej trafikantëve, Kledian Koka, rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Destinacioni i drogës ishin vendet fqinje.

"Mbrëmë rreth orës 22:15, në vendin e quajtur plazhi i Bunecit-Sarandë, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth prej 676.25 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva. Kjo sasi lëndë narkotike është gjetur e sistemuar në 18 çanta sportive në një automjet tip Benz furgon. Nga informacionet e grumbulluara rezulton se kjo sasi lëndë narkotike do të trafikohej në drejtim të vendeve fqinje", bëri të ditur Burgaj.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›