Vijojnë sulmet kamikaze në Pakistan, 13 persona të vrarë

Sulmet kamikaze në Pakistan rikthehen sërish. Një kamikaz shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave në afërsi të qytetit Mingora në Luginën Svat të Pakistanit. Sipas të dhënave të policisë kamikazi aktivizoi bombën në afërsi të një pike kontrolli të forcave të sigurimit. Ky ishte sulmi i gjashtë gjatë kësaj jave në rajon.
Të premten si pasojë e sulmeve kundër forcave të sigurimit në Lahore humbën jetën mbi 45 njerëz pasi kamikazët detonuan dy bomba. Rreth 100 të tjerë u plagosën nga shpërthimet që ndodhën disa sekonda njëra pas tjetrës dhe duket se kishin si objekt automjete të ushtrisë pakistaneze. Disa ushtarë ishin midis të vdekurve, por pjesa më e madhe e të vrarëve ishin civilë.
Delina Bitraku < I mëparshmi