E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande, sekuestrohen rreth 670 kg droge

Policia e Shtetit beri te ditur sekuestrimin e nje sasie lende narkotike prane fshatit Lukove te Sarandes.

Kreu i policise se Shtetit Hysni Burgaj ne nje konference per shtyp njoftoi se jane sekuestruar 676 kilograme droge e llojit kanabis sativa ne gjirin e Bunecit e ndare ne 18 canta sportive e futur ne nje automjet tip Benz qe i perket shtetasit Klodian Koka.

Sipas Burgajt destinacioni i lendes narkotike ishin vendet fqinje, pa dhene percaktime te metejeshme.

Numri nje i policise tha se bashkepunimi me institucionet e ligjit ne vendet fqinje do te jete i shpejte per te parandaluar trafiqet e paligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›