E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande sekuestrohet 127 kg lende narkotike

Një sasi prej 127 kg droge është sekuestruar nga policia e Sarandës në një automjet tip Audi me ngjyrë gri dhe një person ka përfunduar në pranga.

Aksioni i policisë nis në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur “Fusha e Vrionit “ ku është pikasur automjeti i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Sarandës sapo i është bërë shenjë për të ndaluar.

Nga kontrolli i këtij automjeti brenda janë gjetur dhe sekuestruar 127 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Canabis Sativa”, e cila ishte e mbështjellë me natriban ngjyrë kafe, e futur brenda 4 çantave të mëdha të zeza.

Gjithashtu është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sajmir Mehmet Gurguri,vjeç 26, lindur në Fier dhe banues në Hamil të rrethit Fier, si pronar i kësaj autoveture. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit tjetër që ndodhej në automjet. Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Gjirokastra dhe se ishte e destinuar për tu shitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›