E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes apel qytetareve Kujdes nga sekseret per hipotekimin e banesave

 “Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga qytetarët, ku mësohet se persona të caktuar, po abuzojnë duke u prezantuar si punonjës të Bashkisë, dhe duke u kërkuar para’ qytetarëve për hipotekimin e banesave”.

Kështu ka pohuar sot para mediave, zëdhënësja e këtij institucioni, Anila Bisha.

Duke shtuar më tej, se rastet e denoncuara vijnë nga njësia bashkiake numër 6 në kryeqytet, ku një zonjë e prezantuar si punonjëse e bashkisë ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh për t’iu përshpejtuar procesin e hipotekimit.

“Bashkia e Tiranës, u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi ligji dhe vetëm ligji do të jetë orientimi i vetëm i bashkisë së Tiranës në punën e saj, dhe jo sekserët. Bashkia e Tiranës, nisur nga këto shqetësime, ka ndjekur rrugën ligjore, duke i përcjellë materialet për rastet në fjalë, pranë Policisë dhe Prokurorisë”, përfundoi .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›