Prokuroria Gerdeci burg te perjetshem per tre te pandehur
Prokuroria ka përfunduar leximin e pretencës për të akuzuarit e çështjes së Gërdecit.
Prokurorët Altin Dumani, Genci Qano, Marjeta Zaimi dhe Petrit Lica kanë kërkuar dënimin me burg të përjetshëm të Ylli Pinarit, Dritan Minxollit dhe Mihail Delijorgjit.
Ndërkohë ka kërkuar dënimin me 23 vite burg për Sokol Ngjecin, 8 vite burg për Luan Hoxhën e Dashnor Çaushin, Shpëtim Spahiun e Shkëlzen Madanin.
Me një vit më pak se të lartpërmendurit, u kërkuar dënimi edhe për Ardian Mullahin.
Ndërkohë për Armand Tartarin, Agim Babameton, Zenun Feron, Hilmi Lacajn, prokuroria ka kërkuar 4 vjet e 6 muaj.
Për Zija Bajen është kërkuar 6 vjet burg, për Rezart Tershanën, Hysni Çoçkën, Fari Toskën, Agim Lalën, është kërkuar dënimi i tyre me nga 4 vite heqje lirie.
Me nga 3 vjet e 6 muaj burg është kërkuar për Gëzim Oshafin, Fatbardh Kuçin, Denis Hajdarin dhe Besnik Dautin.
4 prokurorët kanë kërkuar që Ndue Marku të dënohet me 3 vjet, Fiqeret Mato me 2 vjet, ndërsa Adriatik Mema me 1 vit heqje lirie.
Ndërsa për shoqërinë Albademil, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me gjobë prej 75 mln lekësh.
Menjëherë pas dhënies së pretencës, avokati mbrojtës i shoqërisë Albademil ka deklaruar se kërkesa e prokurorisë është politike dhe e paligjshme.