Sarandë, sekuestrohet mbi 450 kg drogë

Policia lokale bëri me dije se sasia e drogës është sekuestruar në fshatin Lukovë.
Rreth orës 22:00 në pikën e kontrollit në Bunec, janë identifikuar dhe u është bërë shenjë të ndalojnë dy automjete, të cilat nuk i janë përgjigjur urdhërit të shërbimeve të policisë për të ndaluar, por kanë vazhduar rrugën duke u larguar me shpejtësi.
Nga ndjekja e menjëhershme që është bërë ndaj këtyre automjeteve pak minuta me vonë, është bërë e mundur kapja në fshatin Lukovë e furgonit tip “Hundai” pa targa dhe më tej në fshatin Shën Vasil e fuoristradës, tip Mercedes-Benz, , të dyja të braktisura nga drejtuesit e tyre. Nga kontrolli i ushtruar në këto dy automjete, brenda në fugon, janë gjetur 450 kg lëndë narkotike të ngjashme me atë të llojit kanabis sativa.
Gjithashtu nga kërkimet dhe krehja përreth e vendit ku u kapën automjetet sot në orët e para të mëngjesit, është gjetur edhe një armë zjarri automatike mod 56 (kallashnikov) me dy krehra, me 60 fishekë. Sasia e lëndës narkotike, dy automjetet e sipërpërmendura, si dhe arma e zjarrit me gjithë fishekët, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna hetimore për kërkimin, identifikimin dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /Start/
2011-11-30 09:32