E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elektricistin e mbyt korrenti

Policia e Shkodrës bëri me dije se shtetasi Lec Kolë Leka, 50-vjeç, me detyrë elektricist ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga rryma elektrike.

Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ne vendngjarje është dërguar grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Lec Leka ndodhej në një shtyllë të tensionit të lartë 6 mijë volt, në fshatin Mali-Kolaj, për të bërë riparim e një defekti elektrik ne këtë fshat, për pasojë e ka zënë korrenti duke i shkaktuar dëmtime e më pas vdekjen.

Në lidhje me ngjarjen u kryen te gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet do i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-30 16:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›