Blendi Fevziu përballë studentëve të Universitetit BEDËR

Në një diskutim që zgjati më shumë se një orë, Fevziu i është përgjigjur pyetjeve të studentëve mbi një tematikë që lidhej kryesisht me librin e tij më të fundit, “Enver Hoxha“.
I konceptuar në formatin e një bashkëbisedimi, paneli i shërbeu studentëve të Shkencave të Komunikimit dhe Departamentit të Drejtësisë për t’i drejtuar një seri pyetjesh z. Fevziu, duke u fokusuar mbi librin por edhe aktualitetin politik të vendit.
Nga ana e tij, Fevziu pasi shprehu falënderimet për ftesën, theksoi se shkrimi i këtij libri ishte një përpjekje për të hedhur dritë mbi pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare, për të cilën nuk është shkruar shumë këto 20 vitet e fundit.
Gazetari i njohur, duke e konsideruar figurën e ish-diktatorit Enver Hoxha si mjaft komplekse, u shpreh se përpjekja për ta denigruar figurën e tij nga memoristika shqiptare, nuk i ka shërbyer zbardhjes së zhvillimeve të asaj periudhe.
“Në 20 vitet e fundit, historiografia apo memoristika shqiptare është përpjekur vetëm ta denigrojë figurën e Enver Hoxhës. Në gjykimin tim kjo ka qenë një gjë e gabuar. Gjatë punës, duke shfletuar dhe duke punuar me dokumente, kam vënë re që ai ka qenë një person shumë i talentuar. Por ky është një talent gati demonin, që i ka kushtuar shumë shtrenjtë këtij vendi”, tha Fevziu.
Duke iu përgjigjur interesit të studentëve në lidhje me hapjen e dosjeve të regjimit komunist, gazetari Fevziu tha se ky proces duhet të kishte filluar prej kohësh. Me shembuj të përmendur nga krimet e kryera në periudhën e diktaturës, z. Fevziu u shpreh se “njerëz që kanë marrë pjesë në persekutimin e personave të pafajshëm nuk duhet të shërbejnë në funksione shtetërore”
Në fund ai shtoi se periudha e Enver Hoxhës dhe figura e tij kërkon më shumë punë për t’u studiuar dhe ka nevojë të analizohet e parë në aspekte të ndryshme.
/Start/
2011-11-30 19:29