E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, hetime edhe tek Ministria e Brendshme

Punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Prokurimit Publik janë nën hetim nga njësia task forcë, të paktën deri më tani, si të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën pas verifikimeve të kryera në tre tendera për naftën që i përkasin vitit 2009.

 Burime për Top Channel thanë se nga dosja voluminoze e skandalit të naftës “vergine” është ndarë hetimi për tenderat që i përkasin qershorit 2009, për të cilat është shpallur fitues shoqëria Euroil dhe presidenti i saj Hajri Elezaj për të furnizuar me karburant institucionet kryesore në vend që nga Kryeministria, të gjitha ministritë, agjencitë e ndryshme shtetërore dhe deri te Shërbimi Informativ Shtetëror.

Burimet thanë se kanë dyshime se bëhet fjalë për qindra tonë karburant të fituar në këtë tender për të cilin ka dyshime se është kryer me shkelje të shumta. Prokurorë të Tiranës nuk dhanë asnjë emër punonjësish nën hetim për momentin, për shkak të sekretit hetimor, por deklaruan se hetimet dhe verifikimet po kryhen në dy institucione, në Ministrinë e Brendshme dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik. /Start/

                                                                                             2011-12-01 08:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›