Sarande tritol makines se ish-shefit te krimeve
SARANDE-Nje sasi eksplozivi ka hedhur ne ere sot heret ne mengjes automjetin e ish-shefit te krimeve te Sarandes Ilir Zhupa.
Ngjarja ndodhi sot rreth ores 0400 te paradites se sotme ne lagjen nr 4 te Sarandes kur automjeti tip Benz SR 1044 B ka shperthyer me fuqi te madhe duke shkaktuar panik ne zone.
Policia e cila mberriti ne vendgjarje konstatoi se automjeti i shkaterruar i perkiste shtetasit Ilir Zhupa ish-shef krimesh ne qytetin jugor. Shperthimi i automjetit sipas policise ka qene me nje sasi tritoli e vendosur poshte makines sasia e te cilit mbetet per tu verifikuar. Fatmiresisht nga shperthimi nuk pati te demtuar vetem deme materiale. Mesohet se eshte demtuar totalisht pjesa e perparme e benzit. Personalish Zhupa e ka konsideruar kete akt si te qellimte dhe per shkka te detyres. Ai ka kerkuar nga organet kompetente hetim te ngjarjes pasi ndjehet i kercenuar.
Vlore Tritoli per drejtoreshen e shkolles
Ngjarja e sotme ne Sarande pason ate te mbremjes se te Henes kur nje sasi lende eksplozivi shpertheu ne automjetin e drejtoreshes se nje shkolle te mesme ne qytetin e Vlores per fat pa shkaktuar te lenduar ne njerez.
Burime zyrtare te policise bene te ditur se lenda eksplozive qe shkaktoi vetem deme materiale ishte vendosur ne automjetin e Nexhmije Xhuvelit drejtoreshe e shkolles se mesme te pergjithshme Mustafa Qemal Ataturk.
Sipas policise mendohet se shkaku i ketij veprimi lidhet me detyren qe kryen zonja Xhuveli.
Mesohet se vete drejtoresha Xhuveli eshte shprehur se nuk kishte konflikte me persona te tjere.
Ky eshte rasti i trete qe regjistrohet ne qytetin e Vlores ne harkun kohor te nje jave. Pak dite me pare dy ngjarje te tjera te ngjashme ndodhen ne kete qytet kur sasi te konsiderueshme lende eksplozivi shperthyen prane nje servisi automjetesh dhe nje godine banimi.
d.b/BalkanWeb