Festat, Kapshticë, radhë të gjata emigrantësh
Radhët e gjata të emigrantëve në pikën doganore të Kapshticës deri në mesditë ishte 1.5 km. Mësohet se shkak për situatën e krijuar është bërë pala greke, e cila punon me 2 sportele, ndërsa pala shqiptare punon me 6 sportele.
KORCE- Emigrantët që presin në radhë, fëmijë dhe gra që presin në makina me orë të tëra për tu kthyer në atdhe. Kjo është skena që përsëritet cdo vit për festat e fundvitit, kur emigrantët që jetojnë në Greqi dëshirojnë të jenë pranë të afërmve të tyre në Shqipëri.
Radhët e gjata të emigrantëve janë vënë re sot në pikën doganore të Kapshticës në qytetin e Korcës. Vargu i makinave të emigrantëve që presin për të hyrë në tokën mëmë vazhdon që nga ora 06. 00 e mëngjesit të sotëm dhe ka arritur në 1. 5 km.
Mësohet se shkak për situatën e krijuar është bërë pala greke, e cila punon vetëm me 2 sportele. Nga policia doganore e Kapshticës mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 6000 emigratë dhe 1200 mjete.
(s.g/BalkanWeb)