E Diel, 1 Nëntor 2026

Sardi Strugaj: “Me shikon nga lart”, balada qe startoi suksesin tim profesional Albina Gjergji



Nuk ka shume kohe qe ka lancuar kengen e tij te pare me titull, “Me shikon nga lart” dhe ne pak kohe duket se ka mbledhur shume komente pozitive. Kjo sipas Sardi Strugajt edhe fale fabules se balades, e cila sipas tij eshte mjaft e ndjere dhe shume prej dashamiresve te muzikes kane gjetur veten ne te. Pas perfundimi te “X Factor 2” dhe eksperiences “Summer Tour X factor”, ku ish finalistet e keti spektakli muzikor performuan ne shume qytete te Shqiperise, Strugaj eshte perqendruar ne nje tjeter projekt. Ndryshe nga kenga e pare, prezantuar me videoklip, kete here ai do te vije ne stilin e tij, rock dhe shperthyes. Per kete dhe jo vetem, Sardi rrefehet me poshte per suplementin “Koha Tjeter”.

“Me shikon nga lart”, keshtu titullohet kenga jote e pare. Si erdhi kjo kenge tek ty Sardi?

Mendova qe ne kengen e pare per publikun dhe e shoqeruar me videoklip te beja dicka ndryshe, ta filloj me balade dhe t’u tregoj njerezve qe di te kendoj edhe balade, pra di te jem edhe “soft”, di te interpretoj edhe nje kenge qe nuk do shume levizje sic jane mesuar te shohin ne performancat e mia ne “X Factor 2”, ku edhe njihesha si Sard rockeri. Temen e kishim gati, nje teme qe prek gjithsecilin prej nesh mendoj. Mungesa e nje personi qe na sheh nga lart. Ishte nje teme pak e prekur, keshtu qe, pse te mos te ishte e imja. Sigurisht qe eshte dashur shume pune dhe lodhje, por qe ne fund besoj se ia vlejti.

Je i kenaqur me pritshmerine e saj ne publik? Cilat kane qene komentet qe ke marre?

Jam shume i kenaqur me pritshmerine e kenges. Sic e thashe eshte nje teme jo shume e “rrahur” nga artistet shqiptare dhe nuk e dija se si do te pritej, por sic ndodh gjithmone publiku shqiptar nuk gabon dhe e priti mjaft mire kengen. Komentet pergjithesisht kane qene shume te mira.

Po kritika ka pasur per cfare konkretisht?

Kritika ka pasur me shume per klipin, duke qene se eshte pak “gri” dhe godites. Me eshte dashur te sqaroj se klipi bashkohet me tekstin e kenges per te dhene mesazhin qe une desha te percjell.

Bashkepunetoret e kenges dhe autori i tekstit?

Muzika eshte kompozuar nga Irkenc Hyka, teksti eshte shkruar nga Petro Xhori dhe une, eshte orkestruar nga DJ SickBeats dhe klipi nga Max Production. I falenderoj te gjithe keta emra per mundin dhe punen e bere.

Mesazhi, fabula e saj?

Kam kombinuar tekstin dhe klipin per te dhene mesazhin qe besoj se cdokush qe e degjon kengen e kupton. Flet per nje person qe nuk jeton me dhe shkaku eshte droga.

Kjo kenge erdhi pikerisht ne stinen e veres, pse pikerisht nje balade dhe jo nje kenge ritmike si koleget e tu?

Kenga e mire vleresohet, degjohet dhe pelqehet, pavaresisht nga stina. Sigurisht qe edhe une personalisht gjate veres preferoj me shume kenget ritmike, por degjoj edhe balada. Ndaj mendoj se mes te gjitha atyre kengeve ritmike ne vere duhej edhe nje balade.

Gjate sezonit te veres keni qene pjese e “Summer tour X Factor Albania”. Na flit pak per kete eksperience Sardi, si ka qene ajo?

Ka qene nje eksperience e paharrueshme. Kam kuptuar qe kam njerez qe me duan dhe qe me mbeshtesin ne shume qytete te Shqiperise ku shkuam. Mendoja se ne “X Factor” kam perjetuar emocione, por ne fakt emocionet e verteta jane kur “ndeshesh” perballe njerezve qe te kane votuar, qe te kane pelqyer dhe mbeshtetur. Ndjehem krenar per ta.

Cili qytet ju ka pritur me mire dhe qe ka pasur me shume publik?

Nje nga qytetet qe vizituam ishte qyteti im i lindjes, Puka. Sigurisht ka qene emocioni me i madh qe kam provuar, duke qene se ishte dhe koncerti im i pare ne vendlindjen time. Pritja ka qene e mrekullueshme, jo vetem per mua, por per te gjithe konkurrentet. Megjithate me duhet te theksoj se ne te gjitha qytetet na kane pritur “shqiptarce”, pra shume mire.

Aktualisht me cfare po merreni, keni ndermend nje tjeter kenge dhe cfare rryme konkretisht?

Kam ne plan nje kenge te re, per te cilen s’dua te flas shume, sepse shume shpejt do te degjoni edhe vete. Kesaj radhe vij me rock.

Ndonje bashkepunim ne mendje?

Kam edhe bashkepunim ne mendje, por si fillim mendoj se eshte me mire te vazhdoj paksa vete, pastaj sigurisht qe edhe bashkepunimi eshte nje ide e mire.

Cili eshte kengetari/ja shqiptar qe do te doje te realizoje nje duet me te?

Do te me pelqente shume te beja nje duet me Flaka Krelanin, Aurela Gacen, apo edhe disa artiste te tjere, qe per mua jane ikona te Shqiperise.

Kenga me e bukur shqiptare e kesaj vere sipas jush? Perse?

Kete vere jane bere shume kenge te bukura, nder to mund te permend Alban Skenderaj me “Mrekullia e 8”, Tuna ft Cosman me “Fenix”, etj.. Mendoj se “perse-ja” kuptohet, nese i degjon keto kenge. Jane vertete te bukura dhe te pelqyeshme per cfaredolloj stine.

Pushimet e ketij viti me ke i kaluat dhe ku?

Nje pjese te pushimeve i kam kaluar ne bregdetin shqiptar me shoqerine, ndersa pjesen tjeter ia dedikova familjes dhe i kaluam ne Antalya, Turqi.

Cfare do mbani mend nga kjo vere dhe pushimet jashte Shqiperise?

Do te mbaj mend cdo gje, ka qene nje vere e mbushur me pune dhe pushimet ne fund ishin dicka qe me te vertete me duheshin. Por gjithmone kur kthehesh e kupton se, sa te ka munguar vendi yt dhe arrin ta vleresosh akoma me shume.

Pse jo ne Shqiperi, por jashte Shqiperise pushimet?

Me familjen ndjeheshim me mire jashte Shqiperise, eshte larg cdo gjeje dhe per disa dite je “offline” nga cdo gje, por e thashe edhe me pare qe edhe bregdetin shqiptar nuk e kam lene pas dore kete vit.

Ku e shikon veten ne te ardhmen si kengetar Sardi?

Me pune te madhe shpresoj qe te arrij te tregoj veten time, vlerat e mia dhe publiku te arrije t’i shohe ato. Dua qe ne te ardhmen te jem nje artist me emer dhe te kem respektin e atdhetareve te mi.

Endrra jote me e madhe?

Kete e them shpesh ne intervista, endrra ime me e madhe eshte te prek skenen gjigante te “Eurosong Contest”. Besoj dhe shpresoj qe nje dite do ia arrij te fitoj dhe te shkoj ne kete eveniment kaq te madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›