E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi: Franca ka shumë të huaj

Gjatë një debate në TV, Sarkozi mbrojti planin e tij për të përgjysmuar numrin e emigrantëve që hyjnë në vend, nëse ai zgjidhet muajin tjetër.

Në sondazhet e fundit, Sarkzoi vijon të jetë pas kandidatit socialist, Francois Hollande dhe në këtë mënyrë, Presidenti aktual i Francës po kërkon të përdorë edhe çështjen e emigrantëve në kuadër të fushatës.

Ai tanimë po përpiqet të marrë votat e konservatorëve duke bashkëpunuar edhe me partinë e ekstremit të djathtë, Marine le Pen.

Sarkozi tha se emigracioni mund ta ndihmonte Francën, porse nevojiten rregulla më të ashpra dhe të thithen persona të kualifikuar.

Sarkozi, babai i të cilit ishte një emigrant hungarez, tha po ashtu se dëshironte të kufizonte disa përfitime të emigrantëve që kanë më shumë se 10 vite në Francë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-07 11:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›