E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi detekton rektorët e rinj

Pas dorëzimit të dekreteve përkatëse 12 rektorëve të rinj, në fjalën e tij, Kreu i shtetit kërkoi që universitetet t'i largohen politikës dhe të gjitha atyre predispozitave për t’i përfshirë studentët në politikë dhe për të bërë një edukim të pastër që është detyrim i ligjit. 

Presidenti Topi, duke iu drejtuar rektorëve të rinj, u shpreh që ligji 'për arsimin e lartë' të jetë sa më jetëgjatë.  "Ligji, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, ka ndryshuar disa herë. Në rast se ligji e ka të nevojshme që të korrektohet, nuk ka pse mos të ndërhyhet, por kur gjërat janë të konsultuara me ju, atëherë ligji jep garanci që do të ketë më jetëgjatësi", u shpreh Kreu i shtetit.

Në fjalën e tij, z. Topi përcolli dhe një mesazh për universitetet private, të cilat tha ai "duhet të shkojnë në një standard". "Ne nuk duhet të lejojmë, që të ketë diferenca në standard. Ky është një sistem i cili duhet të kontrollojë vetveten në radhë të parë. Jeta akademike universitare i imponon në radhë të parë njerëzit që punojnë në këtë sistem", tha ai./Start/

                                                                                             2012-03-07 14:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›