Wikileaks: Erdogan lëngon nga kanceri

Kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan, vuan nga kanceri i zorrës së trashë dhe mjekët i kanë dhënë maksimumi edhe 2 vjet jetë, zbulon Wikileaks.
Siç thuhet në shtyp, i cili ju referua Wikileksit, Erdogan vuan nga kanceri i zorrës së trashë dhe mjekët e tij janë pesimistë sa i përket rrjedhës së sëmundjes.
Informator i Wikileaks duket se ka qenë një këshilltar i Erdoganit, i cili mbështetet në dëshminë e mjekëve, që kanë kryer operimin e kryeministrit të Turqisë më 26 nëntor 2011.
Sipas informatorit, mjekët i kanë hequr 20 centimetra të zorrës së trashë, por ata gjetën dëmtime që përfshin të paktën një gjysmë metër zorrë të kryeministrit.
Sipas informatorit turk, mjekët i japin "dy vjet jetë Erdoganit", sepse dinë rezultatet e kontrollit të përgjithshëm dhe biopsisë.