E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten gjashtë ushtarë britanikë

Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombë e vendosur në rrugë nga kryengritësit talebanë ose nga ndonjë bombë që mund të ketë mbetur që prej kohës së sovjetikëve.

Pesë ushtarët nga Batalioni III i Regjimentit të Jorkshajërit dhe një nga Batalioni I i Regjimentit të Dukës së Lankasterit ishin duke patrolluar në momentin e shpërthimit. “BBC” njofton se për incidentin janë njoftuar edhe familjet e viktimave.

Kjo është humbja më e madhe e jetëve të ushtarëve britanikë në një incident të vetëm që prej vitit 2006, kur u vranë 14 ushtarë.

Me gjashtë viktimat e fundit, numri i ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan që prej fillimit të luftës në vitin 2001 ka arritur në 404.

Kryeministri britanik David Kameron tha se kjo ishte “një ditë mjaft e trishtuar për vendon tonë”./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-07 15:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›