E Diel, 1 Nëntor 2026

Produktet kancerogjene për fëmijë në vendin tonë

 Me anë të një deklarate të përbashkët, këto organizata shprehin shqetësimin për këto lodra dhe veshje tekstile, të cila nuk përmbajnë asnjë shenjë paralajmëruese dhe këshilluese për blerësit.

“Kukulla për përdorim nga mosha 3 vjeç rezultojnë me përmbajtje kimikate. Këpucë për vajza, ngjyrë të kuqe me pak takë duke shkaktuar tek fëmijët sëmundjen e lëkurës dhe myk. Sholla e këpucës përmban sasi të caktuara plastifikatori dhe pasojat ndaj tyre janë kancerogjene”, thuhet në reagim.

Midis produkteve të rrezikshme, janë edhe ato që kanë në përdorim druri, apo produktet dekorative, si ato me imitim fruti, i llojit rrush me ngjyre vishnje të errët dhe kokrra plastike. Vendi i origjinës së këtyre produkteve është Kina. “Kokrrat e tij mund të shkëputen me një force prej më pak se 50 N dhe futet plotësisht në grykën e cilindrit të testimit. Fëmijët mund ta shkëpusin lehtësisht dhe ta fusin në gojë duke u shkaktuar kështu probleme shumë të mëdha mbytjeje dhe asfiksie”, thuhet më tej.

Në produktet e rrezikshme për fëmijët, janë edhe disa lloje këpucësh për vajza me ngjyrë të kuqe me pak takë. Edhe në këtë rast, prejardhja e këtij produkti është Kina. “Pas analizimit të kryer produkti paraqet rrezikshmëri për shëndetin e fëmijës për shkak se suprina e këpucës është igelit me bazë tekstili (tekstili është napë), në sipërfaqe ka rrëshirë poliuretan. Në pjesën e brendshme ka të ngjitur një shtresë poliuretani poroz. Materiali është hidrofob , nuk ka prozitet. Ky faktor shkakton djersitjen e këmbës së fëmijës dhe me kalimin e kohës sëmundje të lëkurës dhe myk. Materiali i shtrojës, astarit dhe veshëve është igelit me bazë velaturë sintetike mbi të cilën është vendosur shtresa e rrëshirës. Rezistenca në grisje është shumë e ulet. Astari është imitim i lëkurës së derrit. Ai nuk është higroskopik , në këtë mënyrë shkakton djersitjen e këmbës dhe si pasojë shkakton zhvillimin e myqeve, dermatiteve , etj”, thuhet gjithashtu në reagimin e shpërndarë nga këto organizata.

Po tek të njëjtat këpucë, sholla përmban sasi të kufizuara plastifikatori të cilat janë nënprodukte të katraneve. Ato janë komponime kimike aromatikë dhe për pasojë janë kancerogjene. Në listën e produkteve të rrezikshme që vijnë po nga Kina, janë edhe materialet kozmetike, si buzëkuqet për vajza me kapak transparent.

“Pas analizave të kryera në laborator produkti paraqet rrezik në përdorimin e tij sepse ka përmbajtje më të lartë se e lejuara të plumbit. Konsistenca (forma) nuk është e qëndrueshme, shkrin në temperaturë më e ulet se ajo që parashikohet në standard. Grupi i organizatave, kërkon masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut lidhur me rrezikshmërinë e lodrave të fëmijëve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-08 10:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›