E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi i kundërpërgjigjet Straus-Kanit

Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi

Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, ka rrëzuar akuzën e Domenik Straus-Kan se partia e tij fshihej pas rrëzimit të tij nga kreu i FMN-së. Sarkozi është shprehur se ish-kreu i FMN-sw, tu kursejë francezëve deklaratat e tij dhe ti drejtohet autoriteteve të drejtësisë.

Vetë Straus-Kan ka thënë për të përditshmen britanike The Guardian se partia se Sarkozisë krijojë koreografinë për rrëzimin e tij, gjë që i kushtoi nominimin për të dalë kandidat për presidenti për socialistët.

Në mesin e fushatës elektorale, Straus-Kan nis të japë leksione morali dhe duke treguar se unë jam përgjegjësi për atë që ndodhi. Kjo është e tepërt, ka vijuar Sarkozi.

Në intervistën për The Guardian, botuar një javë më parë, ish-kreu i FMN-së shprehej se ngjarja ishte një montim i partisë së Sarkozisë por kjo krijimin i tyre. Straus-Kan pranon se ka qenë nën vëzhgimin e inteligjencës franceze para arrestimit me akuzën e përdhunimit. 63-vjeçari doli i pafajshëm për mungesë provash.

Përveç kësaj, në një kohë kur me 6 maj pritet të mbahet raundi final i zgjedhjeve presidenciale, Sarkozi akuzohet edhe për lidhje me ish-liderin e Libisë Muamar Gedafi. Ai akuzohet se ka marrë 50 milion euro nga regjimi i Gedafit për të financuar fushatën zgjedhore në garën presidenciale të vitit 2007. /BBC/

Përgatiti: Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›