E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Sistemi, shpresa e fundit e Berishës

Julian Kola

Aleanca Kuqezi u ka bërë thirrje partive të vogla që të mos mashtrohen nga manovra e kreut të mazhorancës Sali Berisha lidhur me firmën për modifikimin e sistemit zgjedhor. Sipas AK-së, Berisha nuk ka ndërmend të pranojë propozimin e të vegjëlve por thjeshtë po fiton kohë.

I bëjmë thirrje 26 partive, aleate të PD-së e PS-së që të zgjohen nga ky mashtrim i radhës i Sali Berishës, i cili nuk do të votojë kurrë ndryshimin e sistemit zgjedhor, por ai e bën këtë për shtyrë artificialisht kohëzgjatjen e punës së reformës zgjedhore, e cila duhet të kishte mbaruar me kohë, nëse vullneti politik për të realizuar këtë reformë të rëndësishme, nuk do të kishte munguar”, është shprehur Julian Kola, përfaqësues i AK-së.

Sipas kësaj lëvizje politike Berisha nuk do të lejojë kurrë që sistemi aktual të ndryshojë, pasi duke mos i pasur votat e shqiptarëve për të qëndruar në pushtet, ky sistem është shpresa e tij e fundit për të mbajtur pushtetin. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›