E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, mbërrijnë shtatë ish-të burgosur kubanë

Shtatë persona ishin pjesë e 52 të arrestuarve gjatë një operacioni të një shkalle të gjerë ndaj aktivistëve të opozitës në 2003.

Kuba u vu nën presion ndërkombëtar për lirimin e tyre pasi një prej disidentëve të burgosur vdiq nga uria për të tërhequr vëmendje lidhur me gjendjen e tyre.

Kuba gjithnjë e ka kundërshtuar faktin se mban të burgosur politikë, duke i quajtur të burgosurit 'mercenarë të paguar të Amerikës' që duan të minojnë qeverinë kubane.

Ish të burgosurit u ribashkuan me gratë e tyre dhe fëmijët në aeroportin ndërkombëtar të Havanës dhe me pas fluturuan drejt Spanjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›