E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha leter urimi homologut londinez Bashkepunimi me ju prioritet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka dërguar një letër urimi me rastin e rizgjedhjes në krye të Bashkisë së Londrës, zotit Boris Johnson.
Basha i uroi suksese homologut të tij londinez për organizimin e Lojrave Olimpike, duke vvlerësuar edhe përgatitjet e deritanishme, ndërsa theksoi se bahskëpunimi me Londrën mbetet një përparësi e veçantë.

Në vijim letra e kryebashkiakut Lulzim Basha:

I nderuar zoti Krytar i Bashkisë së Londrës,
Kam kënaqësinë e veçantë, që në emër tim dhe të qytetarëve të Tiranës, t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj në postrin e kryetarit të Bashkisë së Londrës si dhe t’ju uroj të vazhdoni me sukses realizimin e axhendës tuaj në shërbim të qytetarëve.
Me votën e tyre, qytetarët londinezë votëbesuan vazhdimin e programit Tuaj për përmirësimin e cilesisë së jetës së qytetarëve të Londrës.

Unë, gjithashtu, dua t’ju uroj suksese në organizimin e Lojrave Olimpike, të cilat do ta shndërrojnë Londrën ne kryeqendrën e botës. Përgatitjen e deritanishme janë mbresëlënëse. Unë nuk kam dyshim se qyteti juaj do të shndërrohet në shtëpinë përkohshme të mijëra konkurentëve dhe miliona spektatorëve që do të bëjnë Anglinë krenare këtë verë.

Unë dua t'ju siguroj Ju zoti Kryetar se për mua dhe qytetin e Tiranës, miqësia dhe bashkëpunimi me Ju dhe Londrën është dhe mbetet një përparësi e veçantë. Më lejoni gjithashtu të shpreh dëshirën time të thellë për t’ju mirëpritur në Tiranë dhe një herë t'ju uroj shumë sukses këtë verë dhe gjatë mandatit tuaj të dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›