Topi akuzon furishëm Berishën: Foto me Byronë Komuniste

Reagimi erdhi pasi një ditë më parë, kreu i qeverisë akuzoi Presidentin për mos miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, por për Topin, ky ligj ishte antikushtetues dhe u kundërshtua edhe nga ndërkombëtarët.
“Kjo është një temë, besoj, e konsumuar prej kohësh. Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërish, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thosha, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë”, nis reagimin President.
Ai ishte në një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” të fshatit Kolesian në krahinën Lumë të Kukësit, nga ku pas ceremonisë, mediat e pyetën edhe për situatën e fundit politike. Topi tha se përket moralit të ligjit, në vitin 2006, ai së bashku me Pandeli Majkon, ka firmosur një projektligj që nuk u miratua nga Parlamenti.
“Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues. Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës dhe është gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve, aty ku certifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës”, shton Presidenti.
Bamir Topi, akuzon ish-shefin e tij në Partinë Demokratike se ka 22 vite që u premton ish-të përndjekurve politik për dëmshpërblim. “Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën”, vijon.
Topi thotë se Berisha që në vitin 1968 ka qenë anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, “dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëherë thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë!”.
Duket se tashmë beteja midis Partisë Demokratike dhe partisë së Topit në sfond po bëhet edhe për të përfituar votën e ish-të përndjekurve politikë, kategori e njohur për mbështetjen e së djathtës./S. Lleshi/Start/
2012-03-06 13:20