E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet në Maqedoni, Fule: Të hetohen plotësisht

BRUKSEL - Eurokomisioneri për zgjerim Stefan Fule ka reaguar sot pas ngjarjes së rëndë në Maqedoni, ku mbeten të vrarë në rrethana të paqarta 5 të rinj.

Përmes një intervistë për agjencinë çeke të lajmeve CTK, eurokomisioneri për zgjerim Fule ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes dhe mospërkeqësim të bashkëjetesës mes etnive në këtë vend ballkanik.

Fule deklaroi gjithashtu se Komisioni Europian nuk ka deri tani asnjë informacion që kjo ngjarje të ketë natyrë etnike. Komisioneri për zgjerim gjen rastin të këshillojë dhe mediat të shmangin shkrimet që nxisin konfliktet etnike.

“BE-ja dëshiron të arrijë sukses në anëtarësimin e Maqedonisë, ftoj mediat të fshijnë sloganet nacionaliste.” është shprehur mes të tjerash eurokomisioneri Fule.

(er.nu/ina/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkup, 14 të arrestuar pas protestave për vrasjen e pesëfishtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›